Shtrenjtohen sërish karburantet, dizeli për herë të parë mbi 100 den për litër
Komisioni Rregullator për Energjetikë....

Komisioni Rregullator për Energjetikë shpalli çmimet e reja, sërish të rritura të derivateve . Për herë të parë edhe cmimi I dizelit e kalon kufirin prej 100 denarë për litër.
Sipas metodologjisë së KRRE-së , për përllogaritjen e çmimeve të karburanteve, nga mesnata e së hënës, çmimet me pakicë rriten mesatarisht me 1.30%.
Çmimi i EUROSUPER-95 rritet për 1,00 denarë dhe një litër benzinë 95 oktanëshe, do të kushtojë 110 denarë.
Çmimi i EUROSUPER-98 rritet për 0,50 denarë dhe një litër benzinë 98 oktane do të kushtojë 112 denarë. Deri në 2,50 denarë rritet çmimi i EURODIZEL, një litër naftë do të kushtojë 102 denarë.
Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,868 denarë/kg dhe tani do të arrijë në 55,508 denarë/kg.
