Maqedoni
Prilepi shpallet komuna më e gjelbërt
06.06.2022 14:58
Në ditën botërore të ambientit jetësorë Prilepi është shpallur komuna më e gjelbërt në vend për vitin 2021...

Në ditën botërore të ambientit jetësorë Prilepi është shpallur komuna më e gjelbërt në vend për vitin 2021, bazuar në cilësinë e jetesës, qasjeve inovotave dhe qëndrueshmërisë së arritjes së efekteve afat mesme dhe afat gjate.
Kryetari i Prilepit theksoi se ruajtja e ambientit jetësorë është prioritet i komunës së tij ashtu si edhe i BE-së.
“Shpërblimin e kemi merituar. Qytetarët sëbashku me adminsitratën, të punësuarit në ndërmarrjet komunale, nga pilot proekti bëm tregim ekologjik. Qytetarët dëshmuan se si mund të bëhet selektimi. Rreth 40% e selektimit të mbeturinave bëhet në qytet. Vetëm me hapa të këtillë, me selektim të mbeturinave do të ruhet ambient jetësorë.”, tha kryetari i Prilepit, Borçe Jovçevski.
Shefi i misionit të BE-së Dejvid Gir, theksoi se Prilepi është një tregim pozitiv i komunsë së gjelbërt.
“Prilepi demosntroi trajtim afatgjatë të mbeturinave komunale. Ky proekt realizohet në partneritet mes komunave dhe qytetarëve. BE ka dhënë dhe jep përkrahje për selektimin e mbeturinave. Çmimi komuna më e gjelbërt është pjesë e fushatës së BE-së për ruajtjen dhe krijimin e ambientit jetësorë në vend. Kjo është vetëm një pjesë e përkrahjes së BE-së në Prilep.”, tha ambasadori i BE-së, Dejvid Gir.
Sipas Ministrisë së Mjedisit, kujdesi për një mjedis të pastër është prioritet i shtetit, i cili planifikon të investojë së bashku me BE-në.
“Ne po bëjmë përpjekje për një mjedis të shëndetshëm. Komunat tona nuk kan mundësi financiare,dhe për ktë shkak ne si Qeveri qëndrore sollëm vendim për huamarrje prej 55 milion euro, nga BERZH për ndërtimin e disa deponive. Do të ndihmojë Prilepin dhe të gjitha komunat, dhe kjo do të thotë se ne jemi duke punuar në vazhdimësi për mbrojtjen e mjedisit.”, tha ministëri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.
Sipas Ministrisë së Mjedisit, kujdesi për një mjedis të pastër është prioritet i shtetit, i cili planifikon të investojë së bashku me BE-në në ndërtimin e deponive rajonale.
GYLTENE SINANI
