Barcelona hesht kritikët, fiton 5-0

09.01.2015 15:03

Barcelona ka shënuar fitore bindëse ndaj Elches në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8-ës së Copa del Rey...

Katalanasit u përballën ditëve të fundit nga tensione të mëdha për një largim të mundshëm të Messit dhe me ndryshime të mëdha në kryesinë e klubit. Por, kjo nuk ndikoi në fushë pasi që Enrique mblodhi forcat e skuadrës dhe arriti që Barcelona të shfaqë një lojë fantastike.

Minutën e 35-të nisi gjithçka me një gol të Neymarit pas asistimit të Suarezit, teksa pesë minuta më vonë ishte ky i fundit që pasi kaloi dy lojtarë dhe tronditi portierin e Elches. Në fund të pjesës së parë  për 3-0 realizoi askush tjetër pos Lionel Messit, që luajti nga minuta e parë dhe heshti kritikët.

Në pjesën e dytë Jordi Alba  shënoi për 4-0, kurse rezultatin përfundimtar 5-0 e vuri Neymar, me një supergol nga 18 metra, teksa po luhej minuta e 59.

Me këtë fitore Barcelona pothuajse ka siguruar çerekfinalen e Copa del Rey, ndërsa sfida kthyese do të luhet të enjten e ardhshme.