A shkeli Xhaferi kodin etik?!, kërkesa e VMRO-së bie që në komision
Dështoi nisma e një grupi deputetësh të VMRO DPMNE-së....

Dështoi nisma e një grupi deputetësh të VMRO DPMNE-së për të diskutuar shkeljen e Kodit Etik nga ana e deputetetit Talat Xhaferi, njëkohësisht edhe kryetar i Kuvendit të Republikës.
Me pesë vota “kundër” dhe katër “për”, Komisioni për Çështjet e Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit hodhi poshtë rendin e ditës, përkatësisht kërkesën për të diskutuar këtë çështje.
“Konstatoj se rendi i ditës nuk është miratuar dhe e mbyll këtë seancë.” – tha Kryetari i Komisionit, Panço Minov.
Micevski: Që sot kodi etik nuk ekziston
Grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së konsideron se me këtë vendim të shumicës në Kmisionin për Çështjet e Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit është pezulluar Kodi Etik.
“Që sot Kodi Etik nuk ekziston. Që sot LSDM arsyeton sjelljen e z. Xhaferin ndaj adminitratës që e dëgjoi i gjithë opinion. Kjo që e përjeton administrata sot, ajo që ndodhi me mbylljen e derës për deputetët është diçka që ndodh në çdo institucion, në gjithë shtetin, çdo ditë.” – deklaroi Koordinatori i GP të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
Ademi: Nuk lejojmë që Kuvendi të bëhet cirk
Grupi parlamentar i BDI-së në përkrahje të bashkëpartiakut Xhaferi.
“Kërkojnë përgjegjësi për Xhaferin, ata që kërkonin dhoma gazi për shqiptarët”- tha koordinatori i GP i BDI-së, Arbër Ademi.
“Ata të cilët kanë nëshkruar se Talat Xhaferi ka thyer Rregulloren janë po ata të cilët brohorisnin se për shqiptarët duhen dhoma gazi. Nënshkruesit e këtyre pretendimeve kundër Talat Xhaferit, janë po ata që shqiptarët i quajtën indianë.” - u shpreh koordinatori i GP të BDI-së, Arbër Ademi.
Veç nismës në Komisionin Çështjet e Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, VMRO DPMNE ka ngritur edhe interpelancë për kyeparlamentari Xhaferi.
Ky i fundit, në konferencën e fundit për media tha se nuk konsideron se ka shkelur Kodin e Etikës dhe se nuk ndjen përgjegjësi që t’u kërkojë falje vartësve të tij parlamentar. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
