Botë
Iu pengua shkuarja në Beograd, Lavrov: Perëdnimi po i zgjedh partnerët Serbisë
06.06.2022 15:26
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov nuk arriti të ateroi këtë të hënë në Beograd...

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov nuk arriti të ateroi këtë të hënë në Beograd, pas vendimit të, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Malit të Zi, për të mbyllur hapësirën ajrore të tranzitimit. Lavrov akuzoi NATO-n dhe BE-në se Perëndimi duan ta shëndrojn Ballkanin në projekt të tyre të quajtur “Ballkan I Mbyllur”.
“Nga pikëpamja e Perëndimit, Serbia nuk duhet të ketë liri për të zgjedhur partnerët. Ky pozicion është cinik por nuk na habit. Ne kemi parë vazhdimisht një hipokrizi të tillë më parë, të parë edhe gjatë bombardimeve tragjike të vitit 1999 në Jugosllavi, nga ata që mendonin se meqë kishin fituar Luftën e Ftohtë, fituan edhe të drejtën për të ndërtuar botën sipas modeleve të tyre. Ky mentalitet u pasqyrua në incidentin që po diskutojmë, vendimin për mbylljen e hapësirës së tyre ajrore për avionin me të cilin do të udhëtoja për në Serbi.”, tha ministëri jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov.
Kovaçevski: Respektojmë vendimet e NATO-s
Por kryeministri Kovaçevski, thotë se vetëm janë respektuar sanskionet e vendosura që nga pushtimi rus i Ukrainës.
“Ne kemi sjell vendim për të ndaluar fluturimin e avionëve ruse përmes teritorit të shtetit tonë. Ne jemi antare të NATO-s, vendimet që merren në NATO janë edhe vendimet tona. Për fluturimin specifik nuk ka trajtim tjetër në lidhje me vendimin që është marrë e cila është në fuqi dhe do të ngelet në fuqi.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Vuçiq: Ruajmë autoniminë në vendimet politike
Presidenti serb Vuçiq thotë se “Serbia megjithatë do të ruajë pavarësinë dhe autonominë e saj në vendimet politike, do të vazhdojë rrugën e saj evropiane duke ushqyer marrëdhëniet tradicionale miqësore dhe partneriteti me vendet në të gjitha kontinentet dhe do të ruajë neutralitetin e saj ushtarak”.
SANIJE DURAKU
