Kriza ekonomike, Kovaçevski: Ridizajnojmë një pjesë të masave
Qeveria po punon në ridizajn të masave antikrizë....

Qeveria po punon në ridizajn të masave antikrizë, aplikimi i të cilave do të mund të fillonte nga muaji tjetër. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se me ribalancin e buxhetit janë parashikuar 80 milion euro për përballje me krizën ekonomike.
“Pasi të bëhen të gjitha analizat normalisht se do të vehet në funksion një pako e re e masave, megjithatë të gjitha masat nuk janë shfuqizuar. Ve¬çmë janë parashikuar 80 milion euro për masat antikrizë dhe pas analizave të bëra, pas rishikimit të masave aktuale, do të propozohen dhe do të vehen në funksion. Ashtuqë qytetarët mos brengosen, qeveria po monitoron situatën nga fillimi i krizës.” – u shpreh Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Miteva: Inflacioni real deri në 100%
Nga VMRO – DPMNE konsiderojnë se shtetit është shytur në infalcion të thellë, dhe kjo sipas tyre shihet në çmimet e produkteve.
“Inflacioni real fshihet në rritjen e çmimeve të produkteve bazë, të cilaty qytetarët i shfrtyëzojnë për jetesë, ato jnë derivatet e naftës, rryma, produktet bazë të cilat janë rritur deri në 100%. Kjo shihet nga fakti se me 1 mijë denarë nuk mund të blehen produkte të cilat para një viti janë blerë me 500 denarë.” – deklaroi Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-së nuk janë të vërteta pretendimet e qeverisë se inflacioni është vetëm 10%, pasi sipas tyre rryma është shtrenjtuar për 30%, çmimet e derivateve të naftës janë dyfishuar, buka për 100%, sheqeri për 57%, qumështi 15%, vaji 70% dhe mielli 55%. Nga VMRO ftojnë në protesta dhe zgjedhje për dalje nga kriza. (Meral Ismaili, TVM2)
