Maqedoni

Bisedimet me Bullgarinë, Kovaçevski: S’ka propozim francez, vendosim ne dhe Sofja

06.06.2022 16:00

Franca si udhëheqëse me BE-në në kuadër të ingerencave të saja ndihmon Shkupin dhe Sofjen...

Franca si udhëheqëse me BE-në në kuadër të ingerencave të saja ndihmon Shkupin dhe Sofjen për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjet dyplaëshe, por nuk ka asnjë lloj propozimi konkret, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski. Thekson se bisedmet zhvillohen mes dy ministirive të jashtme  dhe për shkak të natyrës së problemit, pikërisht palët duhet të gjejnë dakordim.
 
“Ata ndihmojnë në lehtësimin e bisedimeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, megjithatë nuk ekziston propozim konkret në tavolinë i cili do të tregonte se,  ja ky është propozimi. Sidoqoftë, ne si fqinj duhet të gjejmë zgjidhje, i cili me të vërtetë do të ishte bazë që të mund të ndërtojmë raporte të mira për të ardhmen dhe të paraqet bazë për mbajtjen e konferecnës së parë ndërqeveritare mes BE-së dhe shtetit tonë.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Shkupi dhe Sofja në takimin e fundit dyditor nuk dolën me ndonjë rezultat konkret, por dy ministrat e jashtëm Osmani dhe Gençovka, thanë se dialogu po zhvillohet në mënyrë konstruktive dhe është krijuar hapësirë për të vazhduar më tutje. 
 
Në takimin e tij kryetarit të BDI-së me minstren Gençovska, Ahmeti ka ftuar autoritetet bullgare për rritje të besimit të ndërsjellë dhe të punohet për epilog pozitiv për kontestin bilateral, duke ngushtuar hapësirat për veprim të agjendave në vend e rajon që nuk përkojnë me përcaktimet tona perëndimore. Zgjidhja e kontestit mes dy vendeve kontribuon edhe në paqen, sigurinë dhe stabilitetin e mbarë rajoni, ka thënë kreu i integristëve.
 
Maqedona e Veriut dhe Bullgaria janë vënë në përpjekjen e fundit për të gejtur një harmonizim, në kohën kur kanë mbetur vetëm dy javë nga samiti i Këshillit të BE-së.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU