Botë
100 ditë luftë në Ukrainë, Donbasi, “zona më e nxehtë” e konfliktit
06.06.2022 16:25
Luftimet rreth Severodonetskut momentalisht përfaqësojnë “zonën më të nxehtë” të konfliktit në Ukrainë...

Luftimet rreth Severodonetskut momentalisht përfaqësojnë “zonën më të nxehtë” të konfliktit në Ukrainë. Ushtria ukrainase pretendon se është duke përparuar, pavarësisht se forcat ruse janë “në avantazh të dhjetëfishuar me artileri”. Raktat ruse kanë shkatërruar fshatra në rajonin Luhansk, sulme janë regjistruar dhe qytetet Sllaviansk dhe Lisicansk.
“Në 24 orët e kaluara, janë penguar shtatë sulme nga ana e armiqëve në rajonin e Donjecku dhe Luhanskut. Janë asgjësuar 4 tanke, 3 sisteme artilerie dhe mjete të tjera luftarake. Njësitë e aviacionit ushtarak, kanë shkatërruar një hilikopter ushtarak dhe njëfluturake pa pilot.”, tha kryetari i ushtrisë ukrainase.
“Ushria jonë ka rrëzuar një avion ushtarak, ka shkatërruar tanke të tjera ukrainase gjithashtu dhe 450 “nacionalistë” janë vrarë si dhe kemi bombarduar një banzë ushtarake në Donbas.”, tha zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes ruse, Igor Konashenko.
Zelenski viziton vijën e frontit, ushtarëve: Ju meritoni fitore!
Presidenti Volodymyr Zelenskiy në 100 ditëshin e luftës,vizitoi trupat ukrainas në vijën e frontit në rajonin lindor të shkatërruar nga lufta në Donbass.
“Ju jeni heronjtë e vërtetë të vendit tonë, Ukrainës. Ju jeni heronj të luftës. Për shkak të jush ne kemi dhe do të kemi tokën dhe vendin tonë. Dua të falënderoj prindërit dhe gratë tuaja, nëse i keni, dhe fëmijët tuaj që kanë prindër kaq të mrekullueshëm. Unë dua t'ju uroj shëndet të plotë juve dhe familjeve tuaja. Ajo që ju të gjithë meritoni është fitorja – kjo është gjëja më e rëndësishme. Por jo me çdo kusht. Lavdi Ukrainës!”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Zelenski vizitoi qytetet shumë qytete në rajonin e Donbasit në mesin e tyre Bakhmut, Lisiçansk dhe Soledar të cilat ndodhen afër Severodonetsk-ut,zona më e nxehtë e konfliktit. Ai vizitoi Zaporizhizhian, qytetin i cili 60% është në duart e rusëve. Në kohën që vendet e BE-së mbështetin ushtrinë e Ukrainës me armatim, presidenti rus Vlladimir Putin, thotë se BE-ja me këtë, përpiqet që ta zgjasë konflitin dhe jo ta përfundojë.
“Mbështjetja me armatim sipas mendimit tim, ka vetëm një qëllim, që ta zgjasë konfliktin e armatosur sa mëshumë që të jetë e mundur në Ukrainë. Nëse Kievi merr raketa me rreze të gjatë veprimi, Moska nga ana tjetër do të përdorë të gjithë kapacitetin e saj të luftës për te asgjësuar objektet ku sistemohet armatimi.”, tha presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.
Lufta në ukrainë deritani ka marrë jetën e mijëra civilëve, në mesin e tyre edhe shumë fëmijë.
FARIJE DAUTI BAKIU
