UEFA prezanton ekipin e vitit
09.01.2015 15:06
Uefa.com, faqja zyrtare e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, ka bërë të ditur ekipin e vitit 2014...

Kjo listë është votuar nga vizitorët e webfaqes së UEFA-s, të cilët kishin në dispozicion lojtarë të shumtë.
Në fund, për 11 emrat e listës përfundimtare votuan 8,410,413 përdorues, ku shumica prej tyre ishin nga Evropa.
Në 11-shen e vitit që lamë pas, ka më së shumti lojtarë të Bayernit, 4 sish, kurse më së shumti është e përfaqësuar Spanja, me tre skuadra.
11-shja përbëhet nga: Neuer, Ramos, Lahm, Alaba, Godin, Robben, Di Maria, Kroos, Ronaldo, Messi, Ibrahimoviq.
