Botë

Greqi, vihet nën kontrollzjarri pranë Athinës

06.06.2022 16:41

Është vënë nën kontroll zjarri i fuqishëm që kishte përfshirë periferinë e athinës që nga 4 qershori...

Është vënë nën kontroll zjarri i fuqishëm që kishte përfshirë periferinë e athinës që nga 4 qershori. Gjithsej 283 zjarrfikës me 65 pajisje luftuan me zjarrin këto dy ditë,  për të vënë zjarrin nën kontroll. 
 
“Zjarri është shuar, banorët janë kthyer në shtëpitë e tyre”, tha zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Evangelos Tournas, në një konferencë shtypi. Një numër i konsiderueshëm i zjarrfikësve mbetën në zonë “dhe do të qëndrojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, ndërsa avionët do të vazhdojnë të hedhin ujë në mënyrë mbrojtëse”, tha ai. 
 
Zjarri u përhap me shpejtësi në të gjithë malin Hymettus, duke detyruar autoritetet e mbrojtjes civile të lëshojnë urdhra evakuimi për periferitë e Voula dhe Voula - rreth 20 kilometra nga qendra e qytetit të Athinës. 
 
Rritet niveli i detit, trashëgimia botërore në Greqi, në rrezik
 
E teksa sezoni i zjarreve në Greqi ka filluar herët sivjet, shumë ishuj po përballen me një tjetër fenomen shqetësues të shkaktuar nga ngrohja globale. Ishulli Delos, vendi i shenjtë i perëndisë Apollon, është nën erozion i cili tashmë ndikon në zonën e portit antik. Në dimër, me çdo stuhi, deti përmbyt një pjesë të qytetit, si dhe një pjesë të Mykonosit. Në një shekull, niveli mesatar i Detit Mesdhe është rritur nga 50 centimetra në 1.50 metra në varësi të vendit. Shumë monumente janë nën ujë  megjithë pëerpjekjet earkeologëve për t’i shpëtuar. Turistët e suhmtë e kanë të qartë se mund të jenë brezi i fundit që mund të vizitojë ishullin që është pjesë e Trashëgimisë Botërore.