Maqedoni
Covid 19, 135 raste të reja,164 të shëruar në tre ditët e fundit
06.06.2022 17:49
Në tre ditët e fundit janë bërë 2.257 testime dhe janë regjistruar 135 raste të reja me KOVID-19 prej tyre 25 riinfeksione....

Në tre ditët e fundit janë bërë 2.257 testime dhe janë regjistruar 135 raste të reja me KOVID-19 prej tyre 25 riinfeksione.
Gjatë 3 ditëve të fundit dhe sipas Regjistrit të Vdekjeve me Diagnozë KOVID-19 nga Termini Im, nuk është regjistruar asnjë person i vdekur.
Instituti për Shëndet Publik njofton se 164 pacientë janë shëruar. Deri më tani në vend numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 312.292, numri i të shëruarve është 302.508, numri i të vdekurve është 9.309 dhe numri i rasteve aktive është 475.
