Ohër, sot dhe nesër mbahet samiti “Ballkani i Hapur”
Sot dhe nesër në Ohër...

Sot dhe nesër në Ohër, do të mbahet samiti i radhës i “Ballkanit të Hapur”. Pos tre shteteve themeluese ië iniciativës , Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, në takimin në Ohër do të marrin pjesë edhe përfaqësues të dy shteteve që e kanë refuzuar deri tani iniciativën, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Zoran Tegeltija.
Abazoviq, tha se nuk sheh asnjë të keqe nga kjo iniciativë, ndërkohë dje Talgetija u shpreh me nota shumë pozitive për këtë nismë, duke e quajtur “iniciativë për forcimin e lidhjeve në Ballkanin Perëndimor”.
Kosova ka refuzuar në vazhdimësi ftesën për pjesëmarrje në këtë nismë, duke e quajtur të panevojshëm. Edhe kësaj radhe kryeministri Albin Kurti refuzoi ftesën e homologut të tij maqedonas, Kovaçevski.
