Ballkani i Hapur, Lëvizja Besa: S’ka kuptim pa Kosovën si shtet sovran
Lëvizja Besa pyet publikisht se çfarë kërkon një shtet i NATO-s si Maqedonia e Veriut....

Lëvizja Besa pyet publikisht se çfarë këkron një shtet i NATO-s si Maqedonia e Veriut në një iniciativë, ku lider kryesor shfaqet Serbia e cila është ndër shtetet e pakta që i ka lënë të hapur dyert për Rusinë kur e gjithë bota po dënon agresionin rus në Ukrainë.
Kjo është edhe një dëshmi se "Ballkani i Hapur" pa Kosovën të njohur nga Serbia si shtet i pavarur dhe sovran nuk ka asnjë kuptim si organizim regjional. Lëvizja BESA riafirmon edhe njëherë qendrimin se çdo iniciativë rreth ndonjë organizimi unifikues të rajonit duhet të ketë nismëtarë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën si shtete të cilat përveç unifikimit ekonomik kanë orientim të qartë pro-perëndimor, gjë e cila fatkeqësisht i mungon Sërbisë e cila edhe me tej vazhdon raportet vëllazërore me Rusinë edhe pse gjithë bota ka dënuar agresionin e tyre ndaj Ukrainës, thuhet në reagim.
