ASh reagoi për blloqet e tarifave të energjisë elektrike
Pas publikimit të blloqeve të tarifave të energjisë elektrike nga KRRE.....

Pas publikimit të blloqeve të tarifave të energjisë elektrike nga KRRE–ja, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët, ku i quan këto blloqe manipulime nga ana e KRRE-së.
ASH i bën apel Komisionit Rregullator të Energjisë , që gjatë përgatitjes dhe hartimit të rregullores dhe sistemit të ri tarifor, ta marrin parasysh sugjerimin e Aleancës për Shqiptarët. T’i lënë mënjanë inatet e teket personale, se në fund të fundit, janë qytetarët-konsumatorët e energjisë elektrike ata të cilët do ta paguajnë këtë kosto të papërgjegjshmërisë së KRRE-së me rritjen e çmimit të energjisë elektrike tashmë të paralajmëruar nga ana e tyre.
“Është e palogjikshme që gjigantë ekonomik dhe firma të mëdha komerciale që janë të lidhura në tensionin e mesëm të shfrytëzojnë energji elektrike të subvencionuar nga qeveria në tregun universal, ndërsa ndriçimi publik si një e mirë e përgjithshme që i shërben atij komuniteti që jeton e vepron në atë njësi të pushtetit vendor, të jetë i detyruar të furnizohet me energji elektrike në tregun liberal. Ka ardhur koha që Ministri i Ekonomisë, Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë dhe faktorë të tjerë të involvuar në këtë problematikë, të marrin përgjegjësitë e tyre për këtë dështim e jo të mundohen e të justifikohen para opinionit publik me teza e teori të kota, pasi që fajtorët kryesorë për rritjen e paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike do të jeni pikërisht Ju, në fakt mosdija, mosprofesionalizmi, mosveprimi e moskoordinimi juaj.”,- tha deputeti i ASh-së, Elmi Aziri.
