LSM dorëzon amendamente për rritjen e pagave
07.06.2022 11:55
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka dorëzuar propozim-amendament për Buxhetin për vitin 2022, me të cilin synohet të sigurohet mjete për rritjen e pagës për 2.806 denarë për punëtorët e sektorit publik, në përputhje me rritjen e paga minimale llogaritur nga 01.07.2022 me ribalancim të buxhetit.
Propozimi, siç njoftojnë nga LSM, është dorëzuar sot dhe presin që të përkrahet nga të gjithë deputetët, veçanërisht nga partia që i ka thirrur që të paraqesin propozimin për financimin e rritjes lineare të pagave në sektorin publik.
Nëse deputetët nuk japin mbështetje, nga LSM thonë se e vetmja mundësi mbetet realizimi i shpalljes për grevë të përgjithshme më 22 të këtij muaji.
