Bisedimet me Bullgarinë, Makron: Gati për mbledhje me Shkupin dhe Sofjen
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se kur të vijë koha....

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se kur të vijë koha, ai është i gatshëm të takojë autoritetet e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në Paris, për të përfunduar një marrëveshje dypalëshe që do të lejojë fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Macron mbrëmë ka biseduar me presidentin bullgar Rumen Radev dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, pas së cilës Pallati Elysee ka kujtuar se Franca, e cila mban presidencën e BE-së deri më 30 qershor, ka mbështetur kërkimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes mes dy shtete.
Gjatë bisedimeve, presidenti francez shprehu mbështetjen e tij të plotë për një marrëveshje ndërmjet dy vendeve, e cila do të kontribuojë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe konsolidimin e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve që pretendojnë se i përkasin komuniteteve të tjera apo të pakicave.
Kovaçevski: S’ka propozim, vendosim ne dhe Sofja
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje tha se Franca si kryesuese e BE-së i lehtëson bisedimet ndërmjet dy palëve, por se në tryezë nuk ka propozim konkret për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes.
