Nju Jorku vazhdon të fundoset
Natën mes të enjtes dhe të premtes ekipi i Nju Jorkut përjetoi edhe disfatën e 14-të në seri, duke dëshmuar se skuadra nga Medison Skuer Gardeni, gjendet në formë katastrofale....
Hjustoni ishte ekipi I cili I shkaktoi disfatën e rradhës Niksave, duke I mposhtur ata me rezultat bindës 120:96. Në fitoren e 25-të këtë vit të Hjustonit, si edhe zakonisht, më I miri ishte Xhejms Harden, me 25 pikë e nëntë asiste.
Pas largimit të Lebron Xhejmsit, me paraqitjet e dobëta vazhdon edhe Majami, që kësaj rradhe humbi nga Portllandi, me 99:83.
Llamarkus Olldrixh priu te Blejzersat, me një paraqitje tjetër të mirë dhe dabëll dabëll prej 24 pikë e 12 kërcime.
Dhe në sfidën e fundit të luajtur mbrëm në NBA, Sharlloti fitoi Toronton, me 103:95, duke ia shkaktur kanadezëve vetëm disfatën e 11-të këtë sezon.
Xheralld Henderson me 31 pikë e pesë kërcime, si dhe Kemba Voker me 29 poena, shtatë kërcime e tetë asiste, ishin më meritorët për fitoren e hornetsave. (Mustafa Ademi, TVM2)