Botë

Shqipëri, 53 qytetarë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit

07.06.2022 18:53

53 qytetarë rezultuan të prekur me COVID në 24 orëtë e fundit në Shqipëri, ndërsa pesë pacientë po trajtohen në spital...

53 qytetarë rezultuan të prekur me COVID në 24 orëtë e fundit në Shqipëri, ndërsa pesë pacientë po trajtohen në spital.
 
Në 24 orët e fundit nga 555 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19 29 qytetarë në Tiranë, 8 në Fier, 5 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Patos, Elbasan, nga 1 qytetar në Lezhë, Kamëz, Kavajë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Kolonjë.
 
Janë 274 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
 
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,697 që nga fillimi i epidemisë.