Botë

Duma voton për të dalë nga Gjykata për të Drejtat e Njeriut

07.06.2022 20:49

Parlamenti rus votoi në favor të daljes së vendit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut....

Parlamenti rus votoi në favor të daljes së vendit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, pas më shumë se 20 vitesh si anëtare e Këshillit të Evropës.
 
Sipas Guardian, Duma ka miratuar dy drafte, me një Rusia i shmanget juridiksionit të Gjykatës, ndërsa me të dytën caktohet 16 marsi si afati përfundimtar.
 
 
Përtej kësaj date, asnjë vendim i marrë nga Gjykata kundër Rusisë nuk do të zbatohet.