Shaqiri ariti në Milano

09.01.2015 16:11

Skenat e entuziazmit në aeroport u përsëritën. Xherdan Shaqiri, tashmë lojtar i Interit, mbërriti në Malpensa, i pritur nxehtësisht nga tifozët që tashmë janë të tijtë...

Pas Lukas Podolskit, Milano i dha një mikpritje të shkëlqyer edhe shqiptarit të Zvicrës.

Me  qindra tifozë ishin në sallat e aeroportit dhe dëshira për të qenë pranë Shaqirit ishte aq e madhe saqë vunë në vështirësi edhe rojet e sigurisë.

Gjilanasi 23-vjeçar ka rënë dakord për një kontratë 4-vjeçare, me pagesë 2.5 milionë euro në sezon, shumë që mund të shkojë në 3 milionë në varësi të suksesit individual dhe kolektiv.

Shaqiri ishte tek Bajerni që nga viti 2012, pasi karrierën e nisi me Bazelin. Ai doli kampion i Europës dhe kampion i Gjermanisë si dhe u paraqit shumë mirë në Botërorin e fundit me Zvicrën.