Kovaçevski: Ftesa për kryeministrin e Kosovës mbetet e hapur
Kryeministri Dimitar Kovaçevski....

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në hapjes e samitit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër tha se pret vazhdimin e mbështetjes nga Bashkimi Europian.
“Kërkojmë që Bashkimi Europian ta mbështes këtë mund tonin dhe ta njeh si inspirim për zgjidhjen e problemeve të veta. Të gjithë ne në “Ballkanin e Hapur”, jemi të bindur që kjo iniciativë do të bëhet më atraktive”, tha Kovaçevski duke shtuar se ftesa për Kosovën mbetet e hapur.
“Sot bashkë me ne janë kryeministri i Malit të Zi, Abazoviq dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të BeH, Tegeltia. Ftesa për kryeministrin e Kosovës mbetet e hapur. Unë jam i bindur se benefitet e “Ballkanit të Hapur” i meritojnë dhe do t’i marrin edhe qytetarët e Malit të Zi, BeH dhe Kosovës”, tha Kovaçevski.
Ai shtoi se përfitimet nga qarkullimi i lirë i njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve në rajon dhe ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë , tani janë edhe më të qarta.
“Ne jemi këtu kryesisht për të përmirësuar konkurrencën, investimet e reja, një treg më të madh, lëvizshmërinë dhe zhvillimin e biznesit në rajon. Ne jemi këtu për një standard dhe cilësi më të mirë të jetës së të gjithë qytetarëve tanë nga i gjithë Ballkani," tha kryeministri Dimitar Kovacevski në hapjen e Samitit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër.
