Gabriel Escobar: Inkurajoj drejtuesit e nismës , që ta zgjerojnë “Open Balkans” me shtete të reja anëtare

08.06.2022 12:11

Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar....

Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në fjalimin e tij në Samitin “Ballkani i Hapur” u shpreh se mundësitë në Ballkanin Perëndimor janë të mëdha.

Duhet të punoni  jo vetëm për bashkëpunimin ekonomik dhe rajonal, por edhe për integrimin evropian, tha ai në fjalimin përmes video lishjes në samitin në Ohër.

“Kjo është një iniciativë e madhe, shpresoj që kjo nismë të shtrihet në më shumë anëtarë. Inkurajoj liderët e shteteve anëtare që të përafrojnë Ballkanin e Hapur me nismat e tjera në Ballkanin Perëndimor. Vendet në rajon mund të mbështeten në ndihmën e SHBA-së në drejtim të ekonomisë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit dhe integrimit europian”, tha Escobar.