Vuçiq propozon grupe pune për tejkalimin e kizës ekonomike, fton edhe Prishtinën, Malin e Zi dhe BeH

08.06.2022 12:35

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiq, në fjalimin e tij në kuadër të takimit të iniciativs “ Ballkani i hapur”....

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiq, në fjalimin e tij në kuadër të takimit të iniciativs “ Ballkani i hapur”,  u bëri thirrje liderëve të vendeve anëtare të Iniciativës që të formojnë grupe pune që do të takohen në Serbinë jugore për të diskutuar se si të kapërcehen sfidat e krizës në  të gjithë rajonit.

Në këto grupe pune ftoi për pjesmarrje edhe përfaqësuesit nga tre vendet që nuk I janë bashkangjitur ende nismës, Malin e Zi, BeH dhe Kosovën.

“Të formohen grupet e punës menjëherë, ose në takimin e radhës, që propozoj të jetë diku në Serbinë Jugore, para samitit të madh në Beograd në fund të verës. Të formohen grupe pune që do të kujdesen për të kapërcyer vështirësitë me furnizimin me ushqime dhe në fushën e energjisë, si dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin të mbijetojnë dimrin. Nëse duan të marrin pjesë në formimin e grupeve punuese, në ato marrëveshje janë të mirëpritur edhe përfaqësuesit e Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës dhe Prishtinës”, tha Vuçiq.

Sipas tij, përparimi i rajonit është thelbi i nismës “Ballkani i Hapur”.

“ Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian varet nga ne, ajo që gjithmonë varet nga ne është se si do të jetojmë me fqinjët dhe miqtë” - tha presidenti serb.