Abazoviç: Mbështesim çdo nismë që çon drejt progresit

08.06.2022 12:51

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç....

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se qeveria e tij mbështet çdo nismë që premton dhe të çon drejt progresit. Abazoviç i apeloi edhe kryeministrit të Kosovës Albin  Kurti,  që të bëhet pjesë e nismës.

“Pavarësisht si quhet, çdo nismë që çon drejt një progresi do ketë mbështetjen e Malit të Zi. Hapi i parë është të kemi dialog, kjo çon drejt asaj që të mos kemi frikë nga njëri tjetri. Kur keni liderë të Ballkanit që shkojnë në Bruksel e flasin kundër njëri tjetrit, krijojmë kushte për të qenë sa më larg BE-së. Shpresoj herën tjetër të jemi 6 shtete që do ulemi këtu e do flasim për problem të qytetarëve. Kjo pjesë e botës, i përket familjes europiane. Duhet të dërgojmë mesazhe optimiste, jemi mjaft pesimist për gjithçka që na ndodh këtu. Ne në Ballkan meritojmë një histori që do tregojë të mirat tona.  Duhet të bëjmë ribrendim të Ballkanit Perëndimor, t’i zgjasim dorën njëri tjetrit. Liderët e BE janë të mirëseardhur, pres që edhe me Kurtin të flasim për nisma të përbashkëta. Politika e së ardhmes është politikë e respektit të ndërsjellë, ndaj them i keni duart e zgjatura, asnjë nismë mos e shohim si armiqësore,” - u shpreh Abazoviç.