Tegeltija: Shumica e qytetarëve dhe bizneset e duan “Ballkanin e Hapur”, por ka arsye që na pengojnë

08.06.2022 13:21

Kryetari i Këshillit të Ministrave Bosnjë-Hercegovina, Zoran Tegeltija.....

Kryetari i Këshillit të Ministrave Bosnjë-Hercegovina, Zoran Tegeltija, që po merr pjesë si vëzhguese në samitin e “Ballkanit të Hapur”, shprehu mbështeten për nismën, por tha se ka disa arsye që e pengojnë vendin të bëhet pjesë e nismës.

“Ka ndikim nga ambasada e të tjerë që mendojnë se Bosnjë-Hercegovina nuk duhet të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur”.

Megjithatë, thotë Tegeltija, shumica e qytetarëve dhe pjesa më e madhe e bizneseve në Bosnjë-Hercegovinë e duan “Ballkanin e Hapur”.

“Ka shumë që pyesin çfarë bëj unë këtu. Unë e di që komuniteti i Bosnjë-Hercegovinës e mbështet, komuniteti i biznesit është parakushti themelor i shoqërisë sonë, e di që numri më i madh i qytetarëve e mbështesin. Jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshje, kur miratohet një vendim politik.

Jam i sigurt se Ballkani i Hapur mund të iniciojë potencial të përgjithshëm të këtij rajoni. Sa më herët të bëhemi anëtarë të nismën, sidomos pas mbështetjes që tregoi Escobar”.

Së bashku, shton kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnjë, mund të zgjidhim probleme që nuk i zgjidhim dot të vetëm.

“Askush nuk flet në Bosnjë për zgjidhjen e shumë problemeve, për rritjen e çmimeve. Për herë të parë mbrëmë dëgjova se bashkërisht duhet të gjejmë zgjidhje”.