Maqedoni

Covid-19, një fatalitet e 73 raste të reja në 24 orë

08.06.2022 15:11

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit....

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë kryer 1.194 analiza dhe janë regjistruar 73 raste të reja me KOVID-19, mes tyre 7 riinfeksione. Shkup - 45, Manastir - 9, Ohër dhe Koçani - 4, Kavadar - 3, Tetovë - 2, Kumanovë, Veles, Gostivar, Shën Nikollë, Kriva Pallankë dhe Dibër - 1 secila.
 
Janë regjistruar 66 pacientë të shëruar nga: Shkupi - 47, Manastiri - 8, Berova - 4, Velesi - 3, Ohri - 2, Prilepi dhe Vinica nga 1.
 
Një person i vdekur nga Shkupi (92 vjeç) gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për vdekje në spital. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga Moj Termin, është regjistruar një person i vdekur nga Kavadari (79 vjeç), i cili ka ndërruar jetë në shtëpi. I raportuari ka ndërruar jetë më 15.05.2022.
 
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.062.933 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 312.418, numri i të shëruarve është 302.668, numri i të vdekurve është 9.313 dhe numri i rasteve aktive është 437.