Berlin, makina u përplas me turmën, një i vdekur
08.06.2022 15:14
Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur....

Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi një makinë është përplasur me një turmë në një rrugë të frekuentuar të Berlinit.
Automjeti doli nga rruga dhe u fut në trotuar përpara se të përplasej me një dyqan.
Zyrtarët thonë se është e paqartë nëse incidenti, ishte i qëllimshëm apo një aksident. Një zëdhënës i policisë u tha gazetarëve se shoferi është arrestuar në vendngjarje.
