“Ballkani i hapur”, kalendar i përbashkët kulturor për tre shtetet

08.06.2022 15:30

Tre vendet pjesë e “Ballkanit të hapur”....

Tre vendet pjesë e “Ballkanit të hapur” nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fushën e kulturës. Bashkëpunimi parashikon formimin e kalendarit të përbashkët për ngjarje të përbashkëta kulturore, “Ballkani i hapur” për të gjitha festivalet, organizimin e festivalit muzikor të verës si dhe bashkëpunim në programet e kulturës për të rinjtë.

“Kultura thyen çdo mur, andaj edhe na duhet “Ballkani i hapur”. Unë personalisht isha dëshmitare se si për një vit qendra kulturore informative maqedonase në Tiranë u bë vend i dashur i artit. Së shpejti do të hapet qendër e njëjtë në Beograd dhe qendra serbe në Shkup.”,- tha ministrja e kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.

“Unë besoj fort te bashkimi i fuqive, por jo edhe i fuqive ekonomike dhe me ministret homologe kemi ndarë pikërisht mendimet mbi krijimin e fondeve të përbashkëta. Një potencial shumë i lartë është ai bashkëprodhimit kinematografik.”,- theksoi ministrja e kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti.

“Të gjitha këto metoda do të jenë të rëndësishme për ndërtimin e një hapësire të vetme në të cilin popujt tanë do të mund akoma më mirë të njihen midis veti dhe para se gjithash i drejtohemi publikut më të ri që të njohin trashëgiminë tonë kulturore si dhe krijimtarinë bashkëkohore.”,- u shpreh ministrja e kulturës e Serbisë, Maja Gojkoviç.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, tha se kjo qasje e bashkëpunimit është në përputhje me agjendën europiane për kulturë dhe kërkoi shfrytëzimin e fondeve europiane, të cilat do të ndikojnë në rehabilitimin e lokacioneve kulturore si dhe hapjen e vende të reja të punës. (Meral Ismaili, TVM2)