Aktgjykimi "Talir 2", 6 vjet burg për Gruevskin, konfiskohet selia

08.06.2022 15:45

Ish kryeministri Nikolla Gruevski...

Ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Kirill Bozhinovski, shpallen fajtorë për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare në rastin "Talir 2", vendosi Gjykata Penale.

Ish kryeministri dënohet me 6 vit burg, përderisa Bozhinovski u dënua me kusht. Marrëveshjet për ndërtimin e objektit - selisë së VMRO-DPMNE në tërësi, anulohet ndërsa selia dhe përfitimet pronësore do të konfiskohen.

“Janë fajtorë pasi që i akuzuari Nikolla Gruevski si person përgjegjës, kryetar i partisë politike, VMRO-DPMNE, së bashku me të akuzuarin, Kiril Bozhinovski, si sekretar gjeneral i VMRO-DPMNE-së, në periudhën prej muajit korrik të viti 2012 deri më 31 gusht 2016, me më shumë veprime të ndërlidhura kanë shfrytëzuar pozitën dhe autorizimet  zyrtare. I akuzuari i parë, Nikolla Gruevki, e ka shfrytëzuar pozitën e varësisë së subjektit juridik  SH. A. "Beton" që e ka pasur nga partia politike në pushtet VMRO-DPMNE, sepse gjithsej 75 për qind e të ardhurave të betonit kanë ardhur nga shërbimet që i ka ofruar shtetit dhe autoritetet komunale.”,- theksoi gjykatësja, Aleksanda Stojanovska.

Aktvendimi nuk është i plotfuqishëm dhe palët kanë të drejtë ankese. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)