Ekonomi

KRRE zbardh çmimet e reja të derivateve, çmimi i dizelit rritet sërish nga mesnata

08.06.2022 17:28

Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi që tyë rrisë sërisht nga mesnata e sotme....

Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi që të rrisë sërish nga mesnata e sotme çmimin e dizelit me 2.5 denarë për litër. Çmimi i benzinës mbetet i njëjtë.

Çmimi i ri me pakicë i Eurodieselit do të jetë 104.5 denarë për litër, Eurosuper 95 do të vazhdojë të shitet për 110 den., ndërsa Eurosuper 98 për 112 denarë për litër. I njëjtë mbetet çmimi i mazutit M-1 NS, i cili do të vazhdojë të shitet për 55.508 denarë për kilogram.

Si arsye për çmimet e reja të derivateve të naftës, KRRE tregon rritjen e çmimeve referencë të derivateve të naftës në tregun botëror krahasuar me kursin e këmbimit të dollarit kundrejt denarit.