Paris, të dielën konferencë për terrorizmin
Të dielën në kryeqendrën franceze do të mbahet konferenca ndërkombëtare për luftë kundër terrorizmit global....

Temë e konferencës do të jetë masakra në “Sharli Ebdo” dhe mbrojtja nga terrorizmi global. Në konferencë, krahas shefave të policive së 9 vendeve evropiane është paralajmëruar edhe prania e përfaqësuesve amerikanë, përfshi prokurorin kryesor, Erik Holder, ndërsa do të jetë i pranishëm edhe eurokomisioneri, Dimitris Аvamopolos.
Vendimet do të duhet t’i implementojnë 17 vendet anëtare të BE-së, prandaj pjesëmarrja e përfaqësuesve të vetëm 9 vendeve u pa si një lloj ndarje.
“Kryetari Junker, me vite po thekson se Franca dhe Gjermania duhet ta udhëheqin shoun. Edhe tani e kemi gjendjen G-6, të cilët do të bisedojnë për problemin e terrorizmit”- deklaroi gazetari, Kristijan Spilman.
Por, zëdhënësi i BE-së, Margaritas Shimas, ka theksuar se nuk është koha për tema të këtilla.
“Mendoj se nuk është koha të bëjmë konfuzion. Ky është moment i fatkeqësisë, nuk është koha për politikë. Njerëzit shkojnë në Paris të bisedojnë me partnerët e tyre ndërkombëtarë”- tha zëdhënësi i BE-së, Margaritas Shimas.
Njëherit, zëdhënësi ka theksuar se është herët të flitet se çfarë vendimesh do të sillen në këtë konferencë. (Flutura Latifi, TVM2)
