Maqedoni

ASh, kritika KRRE-së për bllok tarifat e reja

08.06.2022 17:41

Aleanca për Shqiptarët me vërejtje lidhur me modelin e ri tarifor për konsumin e energjisë elektrike, të propozuara nga KRRE...

Aleanca për Shqiptarët me vërejtje lidhur me modelin e ri tarifor për konsumin e energjisë elektrike, të propozuara nga KRRE. Thonë se Shkupi favorizohet sepse ka ngrohjes qendrore, por tarifat dëmtojnë qytetet e tjera. E quajnë të dështuar edhe aplikimin e subvencioneve për qytetarët të cilët do të kalonin nga ngrohje me dru në ngrohje me kondicioner inverter, gjë që i kthen ata në konsumatorë të bllokut të tretë e të katër, pra që do paguajnë më shtrenjtë. Dolën me propozime konkrete. 
 
“Propozimi i ASh-së në këtë pikë i mbron konsumatorët, pasi pavarësisht ndarjes në blloqe tarifore, pasi limiti në bllokun e parë është deri në 450 kilovat orë në tarifën e lartë, nuk do të ketë ndryshim nga fatura aktuale që merr konsumatori para aplikimit të bllok tarifave. Por, propozimi qeveritar dallon nga faturimi aktual në vlerës prej 515 denarësh më shumë. Me propozim të KRRE-së fatura do të jetë në vlerë prej 5121 denarë, ndërsa faturimi aktual do të jetë në vlerë prej 4606 denarë. Pra, për të njëjtin harxhim të energjisë elektrike një familje tanimë do të paguaj 10.06% më shumë.”,- deklaroi Ilire Dauti nga ASh. 
 
Ndërsa nëse supozojmë se konsumatori shpenzon 1200 kh në tarifën e lartë e 800 kh në tarifën e ulët, fatura me propozimin e KRRE do të jetë në vlerë prej 16.097,00 denarë e fatura aktuale do ishte 12.490,00 denarë, pra një rritje prej 3.607,00 denarë ose shprehur në përqindje 28,88%. 
 
LEUNORA KALIQI