Maqedoni
Agjencia e postave mbajti mbledhje publike
08.06.2022 17:51
Aktivitetet, planet dhe programet për ndarje në periudhën e ardhshme ishte në fokusin e mbledhjen publike të Agjencisë së Postës....

Aktivitetet, planet dhe programet për ndarje në periudhën e ardhshme ishte në fokusin e mbledhjen publike të Agjencisë së Postës. Postat e Maqedonisë ankohen për shërbimet e paligjshme. Ata kërkojnë harmonizim të legjislacionit me atë të BE-së si dhe përcaktim të qartë se kush ka të drejtë të kryejë shërbime postare.
“Në gjashtë muajt e fundit, aktiviteti i parë konkret që kemi bërë është ngritja e një grupi pune për të iniciuar ndryshimet dhe shërbimet postare të paligjshme. Synimi i tij është përmirësimi i kuadrit rregullator por sigurisht harmonizimi i legjislacionit vendas me atë europian në përputhje me tendencat globale në tregun e shërbimeve postare.”,- tha drejtoresha e Agjencisë së Postave, Biljana Avramoska-Gjoreska.
“Sh. A Posta e Maqedonisë se Veriut ka rënie të vazhdueshme të volumit të shërbimeve postare, vetëm në vitin 2019 ka një rënie prej 11.3 për qind në krahasim me vitin 2020, por gjithsesi e dimë se interesimi për dërgesat e letrave në përputhje me trendet që janë dhe gjithnjë e më shumë fokusohemi në pakot e shërbimit elektronik.”,- theksoi drejtoresha për mbikëqyrjen dhe analizën e tregut, Danijella Spasiq-Tomovska.
Në këtë mbledhje gjithashtu u prezantua edhe Raporti statistikor për aktivitetet postare për vitin 2021.
VLORA LATIFI TOPOJANI
