Maqedoni

Rritja e çmimeve, ekspertët: Subvencione për kategoritë sociale

08.06.2022 18:17

Pas pandemisë dhe pasojave të luftës në Ukrainë, kriza energjetike dhe çmimet e larta të produkteve....

Pas pandemisë dhe pasojave të luftës në Ukrainë, kriza energjetike dhe çmimet e larta të produkteve bazë kanë ndikuar drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve. Ekspertët janë të mendimit që qeveria duhet të gjejë mekanizëm për të mbrojtur shtresën sociale, duke subvencionuar bizneset dhe qytetarët.
 
“Nëse qasja e Qeverisë deri tani ka qenë që barrën më të madhe ta mbajë biznesi, ne kemi propozuar që biznesi të lirohet në këtë fazë dhe më shumë subvencionohen qytetarë të cilët bien në kategorinë e rrezikuar.”,- theksoi Drilon Iseni nga OEMVP.
 
“U bë një disbalancë mes ofertës dhe kërkesës, që sot i pësojmë me këto çmime të larta dhe rënies drastike të standardit jetësor, sidomos në ekonomitë që janë në zhvillim.”,- u shpreh dekani i Fakultetit Ekonomik-UT, Rahman Ismaili.
 
“Nga ky debat besojmë se politikbërjes do u bartim konkluzat të cilat do merren parasysh në bashkëpunim me odat ekonomike, me partnerët strategjik dhe sektorin privat mbi të gjitha targetimin e masave anti-krizë për qytetarët më të ndjeshëm.”,- u shpreh Shyrete Elezi.
 
Qytetarët nuk kanë informata se si do të llogariten faturat e energjisë elektrike pas propozimit të 4 tarifave nga KRRE.
 
VISAR SADIKI