Maqedoni

Parashikimi i motit

09.06.2022 11:11

Vendi ynë sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite i paqëndrueshëm me reshje lokale...

Vendi ynë sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu dhe paraqitje të breshërit.
 
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10°C deri në 16°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 22°C deri në 29°C.
 
Në Shkup moti do të jettë i ngjajshëm me vranësira të ndryshueshme, reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 14°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 27°C.
 
Vranësira dhe reshjet e shiut do të jenë të pranishme deri të shtunën. Sasi më të mëdha sedimentesh ujore priten të premten. Temperatura ditore do të jetë në rënie. Nga e diela do të ketë stabilizim gradual të motit me rritje të temperaturës.