Maqedoni
Shkup, sanksionohen 191 shoferë
09.06.2022 11:35
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik..

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 191 sanksione.
Dyzet e tre prej sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tridhjetë e nëntë sanksione për kundërvjatje të këmbësorëve, gjashtëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer dhe gjashtëmbëdhjetë sanksione për shoferët e motoçikletave.
Poashtu janë shqiptuar edhe katër masa për shfrytëzimine telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, shtatë masa për shoferët fillestar, katër masa për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë dhe trie masa për automjet të paregjistruara.
Nga MBB njoftojnë kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
