Maqedoni

Zyrat e UJP-së, të premten punojnë me orar të shkurtuar, të shtunën nuk punojnë

09.06.2022 11:55

Zyrat e e pagesës në Drejtorinë e NP Ujësjellës-Kanalizim – Shkup...

Zyrat e  e pagesës në Drejtorinë e NP Ujësjellës-Kanalizim – Shkup, të premten (10.05.2022) do të punojnë vetëm ndërrimin e parë nga ora 7:30 deri në ora 15:30, ndërsa të shtunën (11.05.2022) nuk do të funksionojnë. Aktivitetet e rregullta të punës do të vazhdojnë të hënën me datë 13.05.2022.
 
“Ju ftojmë të shfrytëzoni mundësinë e ofruar përmes shërbimeve elektronike të NP Ujësjellës Kanalizime – Shkup, me të cilat shërbimet tona janë më pranë  jush. Vizitoni faqen tonë të internetit www.vodovod-skopje.com.mk dhe informohuni për të gjitha ngjarjet që kanë të bëjnë me punën e kompanisë. Shërbimet elektronike të NP Ujësjellës-Kanalizim – Shkup janë në dispozicion në e.vodovod-skopje.com.mk. Qasje më e lehtë dhe më e shpejtë në shërbimet e NP Ujësjellës-Kanalizim – Shkup mundësohet me aplikacionin celular të kompanisë. Informatat lidhur me faturat dhe arkëtimin e tyre janë të disponueshme edhe përmes aparateve për arkëtim të vendosura në disa lokacione në qytet: Drejtoria e NP Ujësjellës dhe Kanalizim - Shkup, Njësia për Kujdesin ndaj Konsumatorëve në NP Higjiena Komunale - Shkup, GTC në katin përdhesë dhe në Capitol Mall në Aeroport.”, thuhet në njoftim.