Maqedoni
Olaf Scholz të shtunën në Shkup dhe Sofje
09.06.2022 12:32
Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë Maqedoninë e veriut të shtunën, në kuadër të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor...

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë Maqedoninë e veriut të shtunën, në kuadër të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor.
Scholz do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në Shkup dhe janë planifikuar bisedime plenare ndërmjet dy delegacioneve. Kovaçevski dhe Scholz do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Nga Shkupi, kancelarja gjermane niset për në Sofje për takime me kryesinë shtetërore bullgare.
Tema e takimeve në Shkup dhe Sofje pritet të jenë bllokada bullgare për integrimet evropiane të Maqedonisë, zgjerimi i BE-së dhe lufta në Ukrainë.
Scholz më parë do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën në kuadër të turneut të tij ballkanik.
