Maqedoni

VMRO-DPMNE: Kovaçevski të shesë lugët e arta të qeverisë dhe paratë t'ia japë popullit

09.06.2022 12:35

VMRO DPMNE I apelon kryeminisrtit Kovaçevski, që të shesë lugët e arta..

VMRO DPMNE I apelon kryeminisrtit Kovaçevski, që të shesë lugët e arta nga qeveria dhe t'ua japë paratë njerëzve të varfër.
 
“Në mes të krizës më të madhe ndërsa populli mezi blen bukë, ata blenë takëme të arta për qeverinë.
 
Pajisjet që ka prokuruar qeveria janë 40 mijë euro. Me 40 mijë euro, në vend të enëve prej ari, Kovaçevski mund të blejë një ambulancë, por edhe të ushqejë mijëra familje.
 
Kovaçevski nuk dëshiron të heqë dorë nga 50% e akcizës për karburantet për të pasur më shumë para në buxhet për vjedhje dhe shpenzime për luks.
 
LSDM është e shkëputur nga realiteti. Përderisa populli nuk di të mbijetojë nga i pari tek i pari, bëhet luksoz.”, reagojnë nga VMRO DPMNE duke ftuar qytetarët t’i bashkangjiten protestës së tyre më 18 qershor në orën 20:00 para qeverisë.