Maqedoni

LSDM: Arsovska dhe VMRO-DPMNE të shpjegojnë se cili është roli i saj në djegien e automjeteve?

09.06.2022 12:39

LSDM kërkon sqarime nga kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe nga VMRO-DPMNE....

LSDM kërkon sqarime nga kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe nga VMRO-DPMNE.
 
“Natyrisht që është në dukje një skandal i ri lidhur me Danela Arsovska, kryetare e VMRO-DPMNE-së. Sipas raportimeve të mediave, Arosvska është thirrur në stacion policor për një bisedë lidhur me një rast të kërcënimit dhe djegies së veturës nga drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Odave Ekonomike.
 
Siç thuhet, drejtori ekzekutiv dhe personi i parë i Shoqatës së Odave Ekonomike që morën pozitën udhëheqëse në Odën pas zgjedhjes së Arsovskës për kryetare komune, u ekspozuan ndaj presioneve të ndryshme, kërcënimeve për jetën e tyre dhe të familjeve të tyre.
 
Këto janë indicie serioze për një skandal të madh dhe prandaj Arsovska dhe VMRO-DPMNE duhet të dalin para qytetarëve dhe të përgjigjen: Cila është lidhja e Arsovskës në kërcënimet dhe djegien e veturës?  A e dinin Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE për këtë?”, pyesin nga LSDM.