Maqedoni

VMRO-DPMNE: Spasovski dhe LSDM, bëjnë punësime partiake në MPB

09.06.2022 12:45

VMRO DPMNE akuzon LSDM-në dhe ministrin e brendshëm, Oliver Spasovski...

VMRO DPMNE akuzon LSDM-në dhe ministrin e brendshëm, Oliver Spasovski, se punësuan në MPB pa asnjë kualifikim paraprak, shumë nga ish-kryetarët e komunave. Spasovski, sipas opozitës, po kontribuon që MPB, në vend që të jetë garantues i ligjeve dhe sigurisë së qytetarëve, të jetë burim i krimit dhe korrupsionit. Përkujtojnë se MPB duhet të jetë garantuese e sigurisë së qytetarëve, e jo të jetë zyrë partiake e LSDM-së. 
 
“Shtrohet pyetja se kur dhe si e kanë kaluar testin e integritetit të përcaktuar me ligj këta persona.... Duket qartë se MPB dhe policia shërbejnë për strehimin e anëtarëve partiakë pa kualifikime të duhura, në poste të larta. Kjo shkel të gjitha rregullat, ligjet dhe rekomandimet ndërkombëtare. Kjo është në kundërshtim me rekomandimet e GRECO-s, i cili jep udhëzime që Ministria e Brendshme dhe policia të depolitizohen. Nëse kësaj i shtojmë edhe ndryshimet ligjore, që i lejojnë ministrit të bëjë avancime edhe me tre poste njëherësh, ky është një është shembull klasik i partizimit të institucioneve. Ky ishte plani për të mbushur Ministrinë e Brendshme me anëtarë partiakë, kur shpallën konkurs për 600 vende të reja pune?”, deklaroi Dragan Kovacki, deputet i VMRO-DPMNE-së.