Maqedoni

“Startup-o 4”, 2 milionë euro mbështetje për eko-sistemin startup

09.06.2022 12:54

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik sot ka shpallur thirrjen e katërt publike Startup-o 4...

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik sot ka shpallur thirrjen e katërt publike Startup-o 4. Përmes saj janë vënë  në dispozicion 2 milionë euro mjete financiare të pakthyeshme për të mbështetur ekosistemin startup në RMV.
 
“Startup-o 4”, ofron kushte të lehtësuara aplikimi dhe akses financiar të lehtësuar për ndërmarrjet start-up dhe spin-off. Qëllimi është inkurajimi i inovacionit tek ndërmarrjet dhe realizimi i ideve të tyre të biznesit. Mbështetja përmes kësaj thirrje është e destinuar për projektet që kanë të paktën një “dëshmi të konceptit” dhe një ambicie të qartë komercializimi, si dhe për projektet që janë në fazën e një dëshmie të konceptit deri në fazën parakomerciale.
 
Fondet e marra nga thirrja janë të pakthyeshme, gjë që u jep mundësi ndërmarrjeve startup, për bartjen e ideve të tyre në një projekt biznesi të suksesshëm. Nga buxheti total i thirrjes, Fondi do të sigurojë 40,000 euro (deri në 90%) të buxhetit total të projektit për shoqëritë tregtare deri në tre vjet ekzistencë,  deri në 60,000 euro (85%) të buxhetit total të projektit për shoqëritë tregtare me mbi 3, dhe më pak se 6 vjet ekzistencë. Shuma e ngelur prej 10% - 15% të buxheti total të projektit, sigurohet nga aplikanti.
 
Thirrja publike “Startup-o 4” është e hapur deri më 8 gusht në orën 14:00. I gjithë dokumentacioni i projektit dhe mënyra e aplikimit janë në dispozicion në ueb faqen: https://fitr.mk/startapuvaj4/