Botë
Varheji në Sofje: Duam marrëveshje mes Shkupit dhe Sofjes në qershor
09.06.2022 15:11
Fakti që Shkupi dhe Sofja nuk po arrijnë marrëveshje për dallimet dypalëshe, e shqetëson shumë Bashkimin Evropian....

Fakti që Shkupi dhe Sofja nuk po arrijnë marrëveshje për dallimet dypalëshe, e shqetëson shumë Bashkimin Evropian, u tha eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji, politikanëve bullgar. Megjithatë, ai nuk shuan shpresat për të pasur epilog pozitiv për Maqedoninë e Veriut në samitin e qershorit.
“Ajo që vij sërish dhe sërish, është për shkak se nuk ka zgjidhje. Kjo na frustron edhe neve. Këtë më duhet ta them hapur për shkak se nuk mundemi ta vazhdojmë procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, pa pasur miratim nga të gjitha vendet anëtare. Akoma pres përkrahje nga një vend, dhe ajo është Bullgaria. Për këtë çështje punoj në të gjitha takimet dhe bisedimet që kam pasur këtu dhe në Shkup.”,- tha eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji.
Petkov: Jemi të qartë, kemi tre kërkesa ndaj Shkupit.
Kryeministri Petkov, i qartë. Kërkon nga Shkupi t’i plotësojë kushtet tashmë të njohura.
“Dua të qartësoj se Bullgaria ka tri kërkesa të qarta për progres në temën, Maqedonia e Veriut. E para është, respektimi i kornizës së miratuar në kuvendin bullgar, e dyta është përfshirja e bullgarëve në kushtetutë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe e treta, implementimi i Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë.”,- theksoi kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.
Dalja e një partie nga koalicioni qeveritar bullgar, Gençovska jep dorëheqje
Ndërkohë në Bullgari komplikohet situata politike për shkak të daljes së partisë “Ka popull të tillë” nga koalicioni qeveritar. Rrjedhimisht, edhe ministrja e jashtme, Teodora Gençovska, paralajmëroi dorëheqjen për shkak se siç tha, kryeministri Petkov ka aplikuar politikë ndryshe me diplomatët evropian.
“Nuk kam marrë pjesë në të gjitha bisedimet e Petkovit me diplomatët. Por, në bisedimet tona më përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, na informojnë se kanë sinjale tjera.”,- u shpreh ministrja e jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska.
Gençovska para medias bullgar ka pranuar se Sofja është ballafaquar me presion të madh ndërkombëtar, sidomos në muajt e parë të vitit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
