Maqedoni
Debat i ri publik për sistemin e ri tarifor “Kush shpenzon më shumë, do të paguan më shumë”
09.06.2022 17:01
“Ata që do të harxhojnë më shumë, do të paguajnë më shumë”....

“Ata që do të harxhojnë më shumë, do të paguajnë më shumë”. Propozim-sistemi i ri tarifor për furnizues universal u prezantua në debat të ri publik. Me këtë model për herë të parë është parashikuar që të futen çmime të ndryshme të energjisë elektrike të cilat do të ndahen në bllok tarifa.
“Për momentin parashikohen 4 bllok tarifa me kufizime të përcaktuara. Shfuqizohen matësit e një tarife për amvisëritë dhe për personat juridik. Ata janë konsumatorët nga shkalla e dytë e tarifave dhe për ndriçim publik. Pra, dy tarifa ka te të gjithë të tjerët, përveç se te amvisëritë ku do të ketë tarifë të lirë dhe katër tarifa të larta. Mes tjerash propozojmë që të eliminohet mundësia që personat juridik të trajtohen si amvisëri.”,- tha profesori universitar, Rubin Talevski.
Qëllimi kryesor i implementimit të bllok tarifave është që të racionalizohet shfrytëzimi i energjisë elektrike, në kohën kur rritja e çmimit të energjisë është e pashmangshme.
“E para dhe ajo që është më bazike- do të sigurohet transparencë më e madhe e përmbajtjes së kompensimit për energji elektrike që e paguajnë konsumatorët, kjo për neve është veçanërisht e rëndësishme. Në këtë mënyrë konsumatorët do të kenë mundësi të përgatiten për sfidat e ardhshme që i sjell rregullativa evropiane.”,- tha Bllagoj Stoevski nga EVN-Maqedoni.
Ky ishte debati i dytë publik që ka të bëjë me ndryshimin e modelit tarifor të përllogaritjes së energjisë elektrike. Kryetari i KRE-së, Marko Bislimovski, tha se në qoftë se ka nevojë do të organizohen edhe debate tjera publike.
ERSAN PAJAZITI
