Maqedoni

Regjstrimi në shkollat e mesme, nisi aplikimi elektronik për regjistrim

10.06.2022 11:54

Nga kjo e premte deri më 15 qershor, nxënësit do të plotësojnë aplikacionet dhe do të aplikojnë elektronikisht...

Nga kjo e premte deri më 15 qershor, nxënësit do të plotësojnë aplikacionet dhe do të aplikojnë elektronikisht për regjistrim në shkollat e mesme, falë shërbimit  të ri dixhital për të optimizuar të gjithë procesin e regjistrimit. Gjatë periudhës kur sistemi i aplikimit është i disponueshëm për studentët, ata do të mund të përditësojnë, modifikojnë dhe plotësojnë aplikacionet e tyre dhe të kenë një pasqyrë të numrit total të pikëve të suksesit, pa pikët nga diplomat. Vleresimi i diplomave dhe futja e pikeve nga diplomat behen nga komisionet nga shkollat e mesme.
 
“Regjistrimi bëhet ekskluzivisht me llogaritë e përdoruesve të schools.mk. Udhëzimet e hyrjes në sistem dhe plotësimi i aplikacionit gjenden në ëeb faqen zyrtare të MASH.”, sqaron Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
 
Lista preliminare e renditjes, do të publikohet më 16 qershor në ueb faqen e MASH-it. Nëse deri më  15 qershor, nxënësit nuk kanë marrë ende certifikatën për klasën e IX, ata do të shënojnë notat e tyre të regjistruara në e-ditar, duke bashkangjitur një document – foto, për të plotësuarë aplikimin. Vërtetimi nga klasa e IX do të dorëzohet detyrimisht në shkollë me dorëzimin e të gjithë dokumentacionit të kërkuar në datat 16 dhe 17 qershor.
 
GYLTENE SINANI