Botë
Selanik, mbahet sot samiti i anëtarëve të PBEJL-së
10.06.2022 11:57
Në Selanik mbahet sot Samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Procesit për Bashkëpunim në Europën Juglindore...

Në Selanik mbahet sot Samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Procesit për Bashkëpunim në Europën Juglindore.
Për të mbështetur rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, në samit do të marrin pjesë edhe kancelari gjerman Olaf Sholc, kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel dhe përfaqësues të tjerë të lartë të BE-së. Në të do të kenë paraqitjen e tyre të gjithë krerët e shteteve apo qeverive anëtare të procesit nga Europa Juglindore. Në samit merr pjesë edhe një delegacioni i lartë zyrtar nga RMV, që drejtohet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përbërje të të cilit janë edhe zv kryeministri për çështje europiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i jashtëm Bujar Osmani.
Në Samit është paraparë të diskutohet edhe për Deklaratën, në fokus të së cilës është stabiliteti energjetik, siguria, ndërlidhja për zhvillim ekonomik, si dhe zbatimi i agjendës së gjelbër.
