Botë
Kurti: Nuk ka “Ballkan të Hapur” pa trajtim të barabartë
10.06.2022 12:12
Pikërisht Procesi i Berlinit është e vetmja iniciativë që mbështet kryeministri i Kosovës Albin Kurti...

Pikërisht Procesi i Berlinit është e vetmja iniciativë që mbështet kryeministri i Kosovës Albin Kurti, teksa vazhdon të refuzojë në vazhdimësi ftesën për bashkangjitje në nismën “Ballkani i Hapur”. “Është Serbia që duhet të hapet ndaj Kosovës”, tha Kurti dje duke sqaruar se si e lexoi ai mesazhin e ndërkmbëtarëve në samitin e Ohrit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë thënë shumë qartë se pa qenë gjashtë shtetet aty, nuk ka themelim të ashtuquajturit ‘Ballkan të Hapur’. Ballkani është i hapur ndaj Bashkimit Europian, duhet të jetë plotësisht i hapur edhe ndaj NATO-s, pasi nuk është i hapur ndaj NATO-s për shkak të qëndrimit të fqinjit tonë verior dhe Republikës serbe në Bosnje, të cilët po e mbështesin Kremlinin në agresionin ushtarak ndaj Ukrainës.”, tha Kurti.
