Botë

“Një komb- një lidhje”, përkujtohet Lidhja Shqiptare e prizrenit

10.06.2022 12:15

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, shënon një nga ngjarjet më frymëzuese mbarëshqipotare...

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, shënon një nga ngjarjet më frymëzuese mbarëshqipotare, ditën kur u legjitimuan aspiratat për shtet-formim që i paraprinë shpalljes së Pavarësisë së trojeve shqiptare.
 
Në 144-vjetorin e krijimit të Lidhjes, ne kujtojmë me respekt e mirënjohje të jashtëzakonshme udhëheqësit vizionarë e legjendarë të saj, dhe atdhetarët, të cilët sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur të ardhmen e mbarë trojeve dhe të vetë kombit tonë. Vizioni, fryma patriotike dhe ndjenjat më të larta të atdhedashurisë, që na ka lënë trashëgim Lidhja Shqiptare e Prizrenit, mbeten një vepër e gjallë dhe frymëzim mbarëkombëtar. Lidhja e Prizrenit u përball me heshtjen e fuqive të mëdha për çështjen e shqiptarëve. Lidhja nuk jetoi gjatë, por aktet e saj janë të gjalla përjetë. Në mbarë trojet shqiptare sot mbahen një sërë aktivitetesh për këtë datë kaq të rëndësishme.