Botë
Alabama, tentoi të hynte në një shkollë, vritet nga policia
10.06.2022 12:23
Nuk kanë fund të shtënat pranë shkollave në SHBA....

Nuk kanë fund të shtënat pranë shkollave në SHBA. Së fundmi raportohet se një burrë është vrarë nga policia, pasi dyshohet se ka tentuar të hyjë në një shkollë fillore në Alabama.
Të paktën 34 studentë ishin brenda shkollës fillore Ualnut Park kur burri u përpoq të futej brenda. Agjencia e Zbatimit të Ligjit, tha se individi tentoi të hynte me forcë në një automjet të patrullës policore që ishte pranë shkollës dhe tentoi t’i merrte armën e zjarrit oficerit, ndërsa ky i fundit thirri për mbështetje. Një tjetër oficer iu përgjigjg thirrjes duke qëlluar mbi individin, i cili u shpall i vdekur në vendngjarje. Autoritetet po hetojnë incidentin.
Kjo ngjarje vjen pak ditë pas masakrës në Teksas, ku 19 fëmijë dhe dy të rritur, mes të cilëve një mësuese, u vranë në një sulm me armë zjarri nga një adoleshent 18-vjeçar, i identifikuar si Salvador Ramos.
