Maqedoni
Qetësohet Kovidi vjen lija e maumunit, Memedoviq: S’ka vend për panik, as afër si Covidi
10.06.2022 14:13
Pas Covidit, lija e majmunit është një tjetër sëmundje infektive e cila po përhapet në Europë...

Pas Kovidit, lija e majmunit është një tjetër sëmundje infektive e cila po përhapet në Europë. Por ekspertët thonë se nuk ka vend për panikë. Zëdhënësi i KSI-së, Zllate Memedoviq thotë se as për së afërmi nuk mund të bëhet krahasim mes dy sëmundjeve e nuk ka vend për shqetësim për më tepër kur bëhet fjalë për një sëmundje që nuk transmetohet lehtë.
“Bëhet fjalë për dy virusë tërësisht të ndryshëm. Lija e muajmunëve ka mutacione të rralla, një në 9 vjet. Ndryshe nga Covidi që për pak muaj kishte edhe 50 mutacione. Apelet edhe të OBSH-së por edhe të institucioneve tona janë në drejtimin që të mos ketë panick sepse as për së afërmi lija e majmunëve nuk do jetë e njejtë e pandeminë Covid.”, tha zëdhënësi i KSI-së, Zllate Memedoviq.
E identifikuar fillimisht tek majmunët, kjo sëmundje përhapet në rastet e kontaktit shumë të afërt dhe rrallë herë ka dalë jashtë Afrikës. Por cilat janë skenaret e ekspertëve të shëndetësisë?
“Skenari i parë, është i se do të ndërpritet vetvetiu. Për momentin ka vetëm 1200 raste në botë. Në europë ka vetëm rreth 200 raste në britaninë e madhe por në 27 vende në botë shohim se numri io rasteve rritet shumë ngadalë. Ka një skenar të dytë që lija e majmunëve mund të ketë zgjerim të përkohshëm, Skenari më i keq është ai i pranisë së përhershme të virusit, jashtë zonave normale endemike, por ky është skenari me më pak gjasa për të ndodhur.”, tha Memedoviq.
Edhe pse OBSH ka thënë se rastet e fundit janë të pazakonshme, sepse pothuajse të gjithë individët e prekur nga virusi, nuk kanë pasur histori të udhëtimit në zonat ku lija e majmunëve është endemike, e u bën apel autoriteteve shëndetësore për kujdes të shtuar, ekspertët thonë se në popullatat e vaksinuara kundër lisë së zakonshme, mbrojtja ka një efektivitet prej 85%.
VLORA LATIFI TOPOJANI
